Brukseli, qyteti që jeton çdo ditë me simfoninë e sirenave të policisë

Articolo pubblicato il 10 febbraio 2010
Pubblicato dalla community
Articolo pubblicato il 10 febbraio 2010
Bruksel, kryeqendra e Europës. Aty ku gjithkush mendon se jeta shihet me një tjetër dimension dhe ku ëndrrat bëhen realitet. Brukseli, qyteti pa tabu dhe pa komplekse, në pamje të parë duket i qetë, por në vetvete fsheh shumë mistere dhe të pathëna, të cilat për një arsye ose një tjetër, aneksohen nga madhështia e godinave rrezëllitëse të institucioneve Europiane.
I “mbrojtur” nga institucionet Europaine, Brukseli nuk ka mundur t’i shpëtoj krizës ekonomike që përfshiu gjithë botën. Edhe pse është munduar që kriza të mos shfaqet tek banorët e këtij vendi, shifrat dhe vet qytetarët tregojnë të kundërtën.

Në Bruksel çdo orë të ditës sheh makina policie me sirena ndezur që rendin pas ngjarjes së radhës. Askujt nuk i bën përshtypje më kjo gjë, madje qytetarët e Brukselit nuk mund të jetojnë dot pa simfoninë e sirenave të policës. Mjafton të largohesh pak nga qendra e qyteti dhe të zbresësh në periferi, aty ku nuk ka godina shumëkatëshe që të marrosin. Aty sheh me sytë e tu se Brukseli nuk është veç Place de Luxemburg, European aria apo Grand Place. Schaarbeek, Molenbeek por edhe Anderlecht, tashmë , janë kthyer në zonat më të rrezikshme në këtë qytet. Në këto tre zona, është përqendruar jeta kriminale e kryeqendrës së Europës. Këto zona, kryesisht me popullsi të ardhur, shënojnë numrin më të lart të kriminalitetit në Bruksel. Aty lulëzojnë vjedhjet, vrasjet dhe trafiku i drogës. Emigrant të ardhur prej pak kohësh në Bruksel, vendosen në këto zona, pasi aty gjejnë bashkatdhetarët e tyre dhe arrijë të ingranohen më shpejtë në jetën e këtij vendi, por gjithashtu bëhen pjesë e grupeve kriminale. Qendra e Schaarbeek-ut është e banuar kryesisht nga emigrant turq, maroken dhe afrikan. Po ashtu dhe në Molenbeek, këto etni kanë krijuar zonat e tyre, të cilat disa herë janë të pa depërtueshme edhe për vetë forcat e policisë. Nuk kanë qenë të paktat rastet kur makinat e policisë janë sulmuar me bomba molotov, gurë dhe sende të tjera të forta nga banorët e këtyre zonave. Por kohët e fundit dhe zona e Anderlechtit është kthyer në një zonë me kriminalitet shumë të lart dhe ku është i rrezikshëm patrullimi në orët e vona.

Në bazë të të dhënave zyrtare të policisë belge, rezulton se për gjashtë mujori e parë të vitit 2009, ka një tendencë rritëse të kriminalitet, në krahasim me vitet e tjera. Askush nuk jep një përgjigje lidhur me shkaqet e kësaj rritje, duke anashkaluar komentet për të. Ajo që vihet re nga statistikat zyrtare është rritja e krimeve ordinere si vjedhjet nëpër shtëpi e dyqane, por pas nuk mbeten as trafiku i drogës. Kohët e fundit, duke parë këtë situatë kriminaliteti, Policia e Brukselit ka këshilluar disa herë banorët që të mos lënë vetëm shtëpitë e tyre, pasi është vënë re një rritje e madhe e vjedhjeve të banesave. Nga konstatimet e bëra, rezulton se krimi në i përhapur kohët e fundit është vjedhja e antenave në tarracat e pallateve. Edhe pse mund të duket qesharake, ky krim është kthyer në një problem të vërtet për banorët e Brukselit. “U largova disa ditë nga shtëpia bashkë me familjen dhe kur u ktheva, pash që më kishin vjedhur antenën e televizorit” – shprehet një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton në mënyrë të rregullt në Belgjikë. Gjatë bisedës më të arritën të zbulonim disa të dhëna me shumë se shifrat zyrtare të policisë belge. “Këto, në shumicën e rasteve, qytetarët nuk marrin shumë informacion lidhur me atë çfarë ndodh dhe mbi aksionet e policisë. Disa kohë më parë, unë kam jetuar në Molenbeek, në një nga zonat më të rrezikshme të këtij qyteti dhe kam parë me sytë e mi, një person i cili theri me thikë tre persona të tjerë dhe ditën tjetër nuk pash asnjë lajm nëpër media ose një komunikatë police lidhur me ngjarjen në fjalë” – deklaron ai. Më tej ai vazhdon duke treguar lidhur me emigrantët e ardhur në këtë vend dhe mbi përfshirjen e tyre në jetën kriminale të këtij qyteti. “Vitin e fundit, shumë emigrant shqiptar, arab dhe turq mbetën të papunë si pasoj e shkurtimit të vendeve të punës pas krizës ekonomike që përfshiu gjithë botën. Disa prej tyre, ju futën rrugës së krimit duke kryer vjedhje dhe trafik droge. Pra, edhe pse në dukje të parë, Brukseli shfaqet i mbrojtur nga “kupola” Europiane, problemet me krizën ekonomike janë ndjerë mjaftueshëm dhe sidomos më shumë tek emigrantët, të cilët janë të parët që pushohen nga puna ose u ulet rroga.”. “Rue d’Aerschot” është një ndër rrugët më të famshme në Belgjikë, por dhe në mbarë Europën. Me qindra vajza, kryesisht nga Europa Lindore, sfilojnë në vitrinat e kësaj rruge, duke u munduar të tërheqin sa më shumë klientë. Vitrinat me drita të kuqe të kësaj rruge thithin me qindra dhe mijëra vizitorë çdo ditë në kryeqytetin e Belgjikës. Edhe pse “Rruga me drita të Kuqe” për vite me radhë është parë si një shpëtim për ekonominë vendase, duket se kohët e fundit dhe ky biznes ka pësuar rënie. Shumë vajza, të cilat kanë zgjedhur të jenë punëtore seksi shprehen të pakënaqura me të ardhurat që përfitojnë në krahasim me vitet e mëparshme. “Ka shumë njerëz që vijnë dhe kalojnë në këtë rrugë, pro tashmë ata kënaqen vetëm duke na soditur nga jashtë dhe gjithnjë e më pak janë ata që futen brenda” – shprehet një vajzë e ardhur prej 1 viti në Bruksel nga Bullgaria. Është thënë shumë herë që biznesin i seksit është ndër më fitimprurësit, por si çdo biznes dhe ai nuk ka se si t’i shpëtoj krizës ekonomike. Një numër më i vogël klientësh përkthehet në më pak të ardhura në xhepat e punëtoreve të seksit dhe për rrjedhojë dhe në arkat e shtetit. Teksa endesh rrugëve të kryeqendrës së Europës, vendit ku vendosen fatet e shumë kombeve, sheh me sytë e tu se kriza e ka infektuar këtë shtet. Vjedhje, trafik droge dhe rritje të kriminalitetit, kjo është pamja që të shfaq Brukseli i prekur nga kriza.!!!!!!